Fëmija që i mbijetoi tumorit në tru, feston ditëlindjen e parë në shtëpi

schedule15:24 - 5 Tetor, 2020

schedule 15:24 - 5 Tetor, 2020

Një fëmijë që i mbijetoi tumorit në tru, u kthye në shtëpi nga spitali për të festuar ditëlindjen e tij të parë i rrethuar nga qindra kartolina nga e gjithë bota. Roux Owen doli nga spitali pasi iu nënshtrua 10 operacioneve brenda 11 muajve për të larguar një tumor në madhësinë e dy portokalleve.

Qindra njerëz dërguan kartolina në repartin ku Roux kishte kaluar pothuajse gjysmën e jetës së tij. Babai Antony tha se “ishim të mbingarkuar me numrin e kartolinave që morëm. Ne kemi marrë qindra të tilla nga e gjithë bota, larg dhe nga Nigeria.” Roux u diagnostikua me një tumor në tru në nëntor të vitit të kaluar kur ishte vetëm katër javësh.

Ru në spital

Pas disa operacioneve, vogëlushi më në fund arriti ta mposhtë tumorin dhe doli nga spitali, për t’u rikthyer më pas javën e kaluar për të shmangur ënjtjen e trurit, ku dhe duhej t’i nënshtrohej dy operacioneve të tjera. Tumori e ka lënë vogëlushin të verbër në syrin e majtë. xh.d/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!