“ABC” ka zbardhur detaje të reja dhe kronologjinë e ngjarjes në Jug të vendit që kulmoi me një incident mes pushuesit dhe pronares së një hoteli që në bashkëpunim me një tjetër person që terrorizuan familjen në Himarë duke i dalë përpara makinës, ndërsa fëmija nuk pushonte së qari.
Si ndodhi ngjarja?
“ABC” mëson se Visar Mato së bashku me familjen pretendon se kishte prenotuar për disa ditë një dhomë në hotelin e Ektarina Joshit 53-vjeçe në Livadh, por ka qëndruar vetëm ditën e parë dhe më pas ka vendosur të largohet pasi nuk i ka pëlqyer shërbimi.
Mato pagoi vetëm natën për të cilën qëndroi, por duket se kjo gjë nuk i ka pëlqyer pronares së hotelit dhe këtu ka nisur konflikti. Sipas tij, pronarja e hotelit nuk e ka pranuar këtë fakt duke kërkuar pagesë për të gjitha ditët dhe duke mos e lejuar të largohet, ndërsa më pas janë pamjet që tregojnë si vazhdoi rrjedhja e ngjarjes.
Pushuesi ka bërë denoncim se pronarja së bashku me një tjetër person nuk e lejuan të largohet para kohe, pasi sipas duhet të bënte pagesën e plotë, ndërsa në kallëzim pretendon se i dëmtoi pronën, konkretisht orenditë. Prokuroria ka marrë denoncimin dhe çështja ka kaluar për hetim.
Sipas njoftimit zyrtar “specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në prokurori për veprën penale “Shkatërrimi i pronës” në ngarkim të Visar Mato 42-vjeç, pasi ka bërë kallëzim pronarja e hotelit Ektarina Joshi 53 vjeçe se Mato i ka dëmtuar pronën e saj në Livadh, Himarë“.
Ngjarja e sotme është një tjetër skenë jo pozitive në imazhin e turizmit në Shqipëri pas asaj të Mihal Kokëdhimës në 2019. d.b/Abcnews.al