Një ngjarje rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Gjilan. Policia ka bërë me dije se një person është plagosur aksidentalisht nga fëmija i tij.
“Fsh. Livoq i Ultë, Gjilan 26.11.2021-15:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pranuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke e pastruar armën (pushkë ajrore, nuk posedon leje), nga pakujdesia dyshohet se fëmija i tij e ka shkrepur armën dhe ka qëlluar atë.
Arma i është sekuestruar ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Abcnews.al