Fëmija 13-muajsh gëlltit kanabis, shpëton mrekullisht nga mbidoza

schedule14:02 - 28 Nëntor, 2022

schedule 14:02 - 28 Nëntor, 2022

Një fëmijë 13-muajsh ka përfunduar në spital pasi kishte gëlltitur kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Palermo të Italisë ndërsa bëhet e ditur se vogëlushi është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Pas kontrolleve të tjera mjekësore dhe pas kryerjes së një skaneri, mjekët vunë re edhe një frakturë në kafkën e fëmijës.

Personeli shëndetësor ka kontaktuar më pas policinë dhe prokurorinë për të mitur. Autoritetet kanë kryer kontrolle në shtëpinë e prindërve të fëmijës, të cilët e kanë mohuar që droga të ketë qenë në banesën e tyre.

E vetmja e sigurt është se i vogli ka rezultuar pozitiv për konsumim kanabisi dhe tashmë është i shtruar në spitalin e fëmijëve për vëzhgim. Shkaqet e frakturës së kafkës së gjetur pas skanimit CT gjithashtu duhet të vërtetohen. Gjendja e foshnjës është dukshëm duke u përmirësuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!