Felipe Melo është një nga ata lojtarë që në gjuhën popullore u themi “nuk kanë lidhje me topin”. Edhe pse brazilian, mesfushori është shquar për ndërprerjen e aksioneve sulmuese të rivalëve dhe këtë punë ai e ka bërë më së miri me Brazilian dhe me klubet e tij, ku spikasin emra si Inter dhe Juventus.
Aktualisht 36-vjeçari është pjesë e Palmeiras në Brazil, ndërkohë që edhe ai i ndjek rrjetet sociale dhe është pjesë e tyre. Së fundmi në “Instagram” ka sfida nga më të ndryshme, siç është edhe ajo ku futbollistët mbajnë topin me këmbë.
Melo i është përgjigjur rrjetit dhe e ka bërë në mënyrën e tij, duke mos treguar cilësitë teknike. E ku ka më mirë se të bënte një sparkatë? Braziliani e ka bërë diçka të tillë dhe e ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale. /abcnews.al
https://twitter.com/i/status/1240404197985660929