Fejohet këngëtarja e famshme

schedule15:22 - 1 Korrik, 2022

schedule 15:22 - 1 Korrik, 2022

Taylor Swift thuhet se është fejuar me të dashurin Joe Alwyn, sipas gazetës britanike The Sun. Gazeta pretendon se aktori i ka shtruar pyetjen disa muaj më parë por kanë preferuar që t’jua tregojnë lajmin vetëm rrethit të tyre të ngushtë.

“Në thelb të afërm të familjes dhe miq të besuar, shumë të vjetër,” tha burimi. “Të gjithë janë betuar gjithashtu për fshehtësi.” Burimi theksoi gjithashtu se këngëtarja e mban unazën në gisht vetëm kur është me njerëzit e afërt.

Taylor Swift and Joe Alwyn's Relationship Timeline

“Ata duan që dashuria e tyre të qëndrojë sa më larg kamerave. Kjo është vetëm për ta. Dhe kur të shkëmbejnë betimet, definitivisht nuk do të ketë asnjë revistë Vogue, Rolling Stone ose Hello! Do të jetë e thjeshtë dhe elegante – si ata”, tha burimi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!