Calvin Harris është fejuar me të dashurën e tij Vick Hope pas një lidhjeje disa mujore. Kanë qenë miqtë e tij që kanë zbuluar lajmin për mediat e huaja. Deejay me famë botërore i ka propozuar partneres së tij në fermën e tij në Ibiza, nën pemën e preferuar.
“Vick tha po menjëherë, ajo është çmendurisht e dashuruar me Calvin dhe nuk mund të ishte më e lumtur”, tha një nga miqtë e tij për gazetën The Sun. Propozimi ndodhi dy javë më parë dhe erdhi pas vetëm pesë muajsh romancë larg vëmendjes së publikut.
Ata planifikojnë të mbajnë një dasmë të madhe. “Vick u ka thënë njerëzve se do të martohen në Ibiza. Është një vend vërtet i veçantë për ta dhe ku duan të kalojnë jetën së bashku. Mamaja e Vick-ut po e ndihmon atë të planifikojë dasmën”, tha burimi.
/abcnews.al