Paolo Maldini flet rreth merkatos së Milanit. Federico Chiesa është një nga emrat që qarkullon për t’u veshur kuqezi, por drejtori teknik i klubit italian mohon interesimin për 22-vjeçarin e Fiorentinës.
“Chiesa është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit italian, por po tregohem i sinqertë: nuk kemi nisur kurrë një tratativë me Fiorentinën për blerjen e tij. Kjo është situata deri sot.
Merkato? Punojmë gjithmonë për të përforcuar skuadrën. I kemi realizuar prioritetet që kishim, por tani kemi disa probleme me qendrat e mbrojtjes për shkak të dëmtimeve.
Do të bëjmë gjithçka deri në tetor për të përforcuar sa më shumë kontingjentin e Milanit. Ky është qëllimi ynë“, deklaron legjenda dhe drejtori teknik i kuqezinjve. /abcnews.al