Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar në gjyq Drejtorinë e Tatimeve. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj tha për ABC News se stadiumi është në rrezik për të përfunduar pasi mungon një sasi e konsiderueshme fondesh. Tatimi mbi Vlerën e Shtuar që Federata kërkon të kthehet është rreth 2.5 milionë Euro.
Federata Shqiptare e Futbollit e ka dërguar Drejtorinë e Tatimeve në Gjykatën administrative. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishaj, tha për ABC Neës është i bindur se federata do të fitojë pasi ka plotësisht të drejtë në të kundërt stadiumi nuk përfundon pasi mungon një sasi e konsiderueshme fondesh. Tatimi mbi mbi Vlerën e Shtuar që federata pretendon të kthehet është rreth 2.5 milionë Euro.
“I mungon pjesa e rimbursuar e TVSH-së të cilën ne kishim bërë plan biznesin tonë që do mbyllnim punimet në stadium. Stadiumi vazhdon ende të rrezikohet që të mos përfundojë plotësisht në aspektin e plotësimit me të gjitha gjërat e nevojshme sepse Federatës i mungon një sasi lekësh. Shpresojmë që organet gjyqësore ta shikojnë me precedencë këtë problem për të dhënë një zgjidhje”, tha Derishaj.
Federata shqiptare e Futbollit nuk dëshiron të komentojë nëse qeveria nuk i jep paratë edhe në rast se gjyqi i jep të drejtë Federatës. Gjithashtu Federata vlerëson bashkëpunimin me qeverinë për stadiumet e ndërtuara në Elbasan, Shkodër dhe Kukës.
“Ne shpresojmë që dhe qeveria të gjejë mirëkuptimin përveç problemit të TVSH qeveria do na ndihmojë ashtu siç na ka ndihmuar. Ne nuk po ankimojmë qeverinë sepse qeveria është treguar të paktën me Federatën jashtëzakonisht bashkëpunuese për problemet e investimeve në infrastrukturë”, tha Dervishaj.
Stadiumi “Arena Kombetare” parashikohet të përfundojë nëmuajin Qershor, por problemet gjatë rrugës pritet ta shtyjnë akoma më tej datën për inagurimin e impianitt më modern në Shqipëri./abcnews.al