“Federata, hapi i parë për bashkimin e opozitës”/ Mediu: Nuk do të ketë lider, koordinimi do të bëhet nga deputetët

schedule17:30 - 19 Shkurt, 2024

schedule 17:30 - 19 Shkurt, 2024

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se krijimi i një federate do të ishte hapi i parë për bashkimin e opozitës.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Mediu u shpreh federata nuk do të ketë lider, por koordinimi do të kryhet nga deputetët.

Sipas Mediut, bashkimi duhet të bëhet rreth ideve.

“Federata opozitare është një bashkim i të gjithë partive politike të opozitës, pa përjashtim dhe pa dallim. Është një hap i parë për të thirrur të gjitha subjektet politike. Në opozitë ka nevojë edhe për faktorë relevantë, qytetarë, për ta kthyer opozitën në një opozitë të vlefshme. Duhet të shikojë hallet dhe problemet e qytetarëve, t’i ketë ato primare. Kjo është ajo çka është qëllimi i kësaj federate. Prandaj është kërkuar që kjo federatë të ngrihet në një nivel koordinimi nga deputetë, dhe jo nga liderë, pra bashkohemi rreth ideve. Për ta zbritur këtë marrëdhënie në nivel qarqesh, rajonesh elektorale, deri te qendra e votimit.

Duhet të biem dakord me njëri-tjetrin që Shqipëria ka kapacitete të jashtëzakonshme për të bërë një politike ndryshe. Për të ndihmuar pjesa e vjetër politike, duhet ta japë këtë kontribut maksimalisht. Po ju them agjendën. Pasi riformatohet, pasi ndërtohet dhe një trup që merret me marrëdhëniet me partnerët, do të shtrihet në bazë, për të shkuar te qendra e votimit”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!