Federata Argjentinase e Futbollit konfirmon rinovimin, Scaloni firmos deri në 2026-ën

schedule19:44 - 27 Shkurt, 2023

schedule 19:44 - 27 Shkurt, 2023

Fitorja e trofeut të Kupës së Botës për një trajner është padyshim, një nga arritjet më të mëdha në karreirë, sidomos kur ajo Kombëtare është prej 36 vitesh në ndjekje të atij trofeu. Një gjë e tillë ndodhi dhe me teknikun Lionel Scaloni, i cili “udhëhoqi” Kombëtaren argjentinase drejt fitores së Kupës së Botës, në Katar, dhjetorin e vitit të shkuar.

Për këtë arsye “albiceleste”-t vendosën rinovimin me teknikun 44-vjecar dhe ditën e sotme, me anë të një postimi në rrjetin sociale “Twitter”, Federata Argjentinase e Futbollit konfirmoi se tekniku Scaloni do të jetë në krye të pankinës së Argjentinës deri në vitin 2026, vit që përkon dhe me edicionin e radhës së Kupës së Botës, i cili do të zhvillohet në 3 shtete, Kanada, Meksikë dhe SHBA. /i.m /abcnews.al 

POSTIMI I FEDERATËS: