Qytetarët dhe bizneset në Amerikës janë përballur me një sërë ndryshimesh të politikave në muajt e fundit, por vetëm një gjë ka mbetur e pandryshuar: kostot e huamarrjes. Kjo pasi Rezerva Federale e vazhdoi strategjinë e saj edhe në mbledhjen e fundit, duke mos ndërhyrë në normën bazë të interesit edhe pse pritshmëritë për ekonominë janë përkeqësuar.
Vendimi shënoi të katërtin radhazi pa ndërhyrje, duke e mbajtur normën kryesore në rreth 4.3%, nivel ku ka qëndruar që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Banka Amerikanë doli edhe një herë kundër thirrjes së presidentit Donald Trump, i cili vazhdimisht ka kërkuar prej saj të ulë normat e interesit, ndërkohë që po nxit ndryshime të mëdha në politikën ekonomike, duke përfshirë rritjen e tarifave.
Kryetari i Rezervës Federale Jerome Powell deklaroi se banka është e përgatitur që çmimet do të rriten më tej në muaj në vijim, ndërsa kompanitë do tua kalojnë koston e taksave të importit konsumatorëve të tyre.
Në komentet e bëra pak para vendimit të Rezervës Federale, Trump përsëriti kritikat e tij ndaj Powell, duke e quajtur budalla dhe që vepron me vonese, ndërsa spekuloi rreth fundit të mandatit të tij.
Në vlerësimet e fundit, Rezerva Federale parashikon që ekonomia amerikane do të zgjerohet me vetëm 1.4% këtë vit, nga 2.5% që u rrit vitin e kaluar. Ndërkohë e kundërta pritet të ndodhë me inflacionin pasi pritet të rritet në 3%, nga 2.7% e parashikuar në mars e po ashtu papunësia pritet të përkeqësohet duke u zgjeruar ne 4.5%. / abcnews.al

