FDA pritet të autorizojë vaksinën e Pfizer tek fëmijët nga 12-15 vjeç

schedule08:36 - 4 Maj, 2021

schedule 08:36 - 4 Maj, 2021

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA është  pritet të autorizojë vaksinën për koronavirusin të prodhuar nga Pfizer / BioNTech tek fëmijët adoleshentë nga mosha 12 deri në 15 deri në fillim të javës së ardhshme.

Lajmin e ka bërë të ditur një zyrtar i qeverisë federale për CNN. Pfizer ka aplikuar për autorizimin e përdorimit emergjent për vaksinën e tij në këtë grupmoshë ndërsa FDA do të duhet të ndryshojë autorizimin e aktual.

FDA aktualisht po shqyrton të dhënat e paraqitura nga Pfizer për të mbështetur përdorimin e zgjeruar.

 

Kujtojmë se Pfizer njoftoi në fund të marsit se një test klinik në të cilin u përfshinë 2,260 12-15-vjeçarë tregoi se efikasiteti i tij është 100% dhe tolerohet mirë. Vaksina aktualisht është e autorizuar në SHBA për përdorim emergjent tek personat 16 vjeç e lart. sb/abcnews.al/