Rregullatorët e SHBA-së kanë aprovuar zyrtarisht Johnson & Johnson, vaksina e vetme që merret vetëm me nje dozë. Kështu Johnson & Johnson bëhet vaksina e tretë që aprovohet në vend për përdorim në popullatë.
Vaksina është alternativë me kosto efektive ndaj vaksinave Pfizer dhe Moderna, përcjell abcnews.al.
Provat zbuluan se ajo parandalonte komplikacione serioze por ishte 66% efektive në përgjithësi kur përfshiheshin raste të moderuara. Vaksina është zhvilluar nga firma belge Janssen.
Kompania ka rënë dakord të sigurojë SHBA me 100 milion doza deri në fund të qershorit. Dozat e para mund të jenë në dispozicion të publikut amerikan që nga java tjetër.
Britania e Madhe, BE dhe Kanada gjithashtu kanë porositur doza, dhe 500 milion doza janë porositur gjithashtu përmes skemës Covax për të furnizuar vendet më të varfra.
Presidenti Joe Biden e përshëndeti atë si “lajm emocionues për të gjithë amerikanët dhe një zhvillim inkurajues”, por paralajmëroi se “lufta nuk ka mbaruar”.
“Megjithëse ne festojmë lajmet e sotme, unë i nxis të gjithë amerikanët vazhdoni të lani duart, qëndroni të distancuar nga shoqëria dhe vazhdoni të vendosni maska,” tha Biden në një deklaratë.
“Siç e kam thënë shumë herë, gjërat ka të ngjarë të përkeqësohen përsëri ndërsa përhapen variante të reja, dhe përmirësimi aktual mund të ndryshojë”, shtoi ai. g.v/abcnews.al