FDA autorizon dozën e tretë të Pfizer për fëmijët e moshës 16-17 vjeç

schedule18:34 - 9 Dhjetor, 2021

schedule 18:34 - 9 Dhjetor, 2021

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA ka autorizuar dozën përforcuese të Pfizer për fëmijët e moshës 16-vjeç

Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera tashmë po i nxisnin të rriturit dhe jo vetëm që të bëjnë dozën e tretë të vaksinës ati-covid për të rritur imunitetin që mund të ulet muaj pas vaksinimit, thirrje që u intensifikuan me zbulimin e variantit të ri shqetësues Omicron.

Kushti për marrjen e dozës së tretë për këtë grupmoshë është po ashtu që të kenë kaluar gjashtë muaj nga doza e dytë.

“Vaksinimi dhe marrja e një doze përforcuese kur është e pranueshme, së bashku me masat e tjera parandaluese si mbajtja e maskave dhe shmangia e turmave të mëdha dhe hapësirave të ajrosura dobët, mbeten metodat tona më efektive për të luftuar COVID-19,” tha në një deklaratë Dr. Janet Woodcock, ushtruese e detyrës së komisionerit të FDA.

Megjithatë, mbetet edhe një hap për t’u marrë pasi janë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve që duhet ta rekomandojnë zyrtarisht dozën e tretë për këtë grupmoshë dhe së shpejti pritet një vendim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!