FDA autorizon antiviralin e parë oral për trajtimin e Covid-19

schedule19:28 - 22 Dhjetor, 2021

schedule 19:28 - 22 Dhjetor, 2021

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave autorizoi të mërkurën trajtimin e parë antiviral oral për Covid-19. Bëhet fjalë për Paxlovid, një pilulë e prodhuar nga Pfizer. Kjo është pilula e parë antivirale Covid-19 e autorizuar që të sëmurët ta marrin në shtëpi, përpara se  simptomat të rëndohen aq shumë sa të jetë i nevojshëm shtrimi në spital.

Paxlovid kombinon një medikament të ri antiviral të quajtur nirmatrelvir dhe një më të “vjetër” të quajtur ritonavir.

Javën e kaluar, Pfizer publikoi ​​​​rezultatet e përditësuara që treguan se trajtimi ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% nëse u jepet të rriturve me rrezik të lartë brenda pak ditësh nga simptomat e tyre të para.

Nëse jepet brenda pesë ditëve të para të simptomave, efikasiteti i pilulës ishte i ngjashëm: 88%. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!