Një burrë u qëllua për vdekje nga FBI të mërkurën gjatë një bastisjeje pasi dyshohet se kishte kërcënuar presidentin Joe Biden. Craig Deleeuw Robertson bëri postime kërcënuese dhe dyshohet se kishte bërë plane për të ndërmarrë veprime fizike kundër Biden dhe zyrtarëve të tjerë.
FBI po hetonte një numër kërcënimesh që Robertson dyshohet se ka bërë kundër Biden, zëvendës presidentes Kamala Harris dhe Prokurorit të Qarkut të Manhattan, Alvin Bragg. Ngjarja ndodhur kur agjentët specialë lëshuan një urdhër arresti dhe kontrolli në një banesë në Utah.
I dyshuari po përballej me tre akuza në lidhje me kërcënimet e supozuara që ai bëri kundër Biden dhe zyrtarëve të tjerë. Një kërcënim thuhet se u postua në internet më 6 gusht, vetëm tre ditë para vizitës së Biden në këtë shtet dhe ditën e bastisjes që rezultoi në vdekjen e Robertson./abcnews.al