FBI: Putin po bën një “luftë psikologjike” në Europë

schedule12:52 - 5 Shtator, 2024

schedule 12:52 - 5 Shtator, 2024

Rusia dyshohet se ka nisur një operacion për të manipuluar politikanë gjermanë, francezë, italianë dhe britanikë, biznesmenë, gazetarë dhe faktorë të tjerë me ndikim, sipas një dosjetë dorëzuar në një gjykatë amerikane nga FBI.

Qëllimi i fushatës së Kremlinit në Europë është të mbjellë përçarje, të diskreditojë Amerikën dhe të minojë mbështetjen për Ukrainën. Të mërkurën, qeveria amerikane paditi dy shtetas rusë, drejtues të rrjetit publik rus RT, të akuzuar për përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet amerikane.

Ata u akuzuan për pastrim parash dhe një skemë për të punësuar një kompani amerikane për të prodhuar përmbajtje online. FBI ka sekuestruar gjithashtu më shumë se 30 domene në internet në lidhje me një fushatë për të ndikuar në zgjedhjet në SHBA.

Dokumentet e siguruara nga FBI janë depozituar në gjykatë si pjesë e aktakuzës. Dosja prej 277 faqesh detajon planet ruse për të ndikuar në Europë. Qëllimi ishte për të synuar njerëzit përmes postimeve dhe komenteve reale në mediat sociale.

Dokumenti rus thekson se qëllimi i fushatës është të “prodhojë reagime logjike (si ‘vërtet, pse duhet ta ndihmojmë NE Ukrainën?’) dhe emocionale (si ‘Amerikanët janë kaq bastardë!’) në publik.”

Operacionet të tilla janë mbështetur gjithashtu në të ashtuquajturat domene doppelgänger për të përhapur artikuj të rremë dhe përmbajtje që duket se vijnë nga mediat perëndimore.

Domenet përfshinin imitime të Reuters, Der Spiegel, Bild, Le Monde, Le Parisien, Ëelt, FAZ, Süddeutsche Zeitung, Delfi dhe të tjerë, dhe paguheshin me kriptovaluta si bitcoin, sipas deklaratës së FBI-së.

Gjermania më e ndjeshme ndaj manipulimeve

Grupi rus i operacioneve psikologjike e ka identifikuar Gjermaninë si një objektiv veçanërisht të prekshëm për ndikimin rus.

“Gjermanët janë më të varur se francezët”, thuhet në një nga dokumentet ruse, duke iu referuar me sa duket varësisë ekonomike të Gjermanisë nga gazi natyror dhe eksportet.

“Para së gjithash, ne duhet të diskreditojmë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe NATO-n , dhe së dyti,” ne duhet të bindim gjermanët që të kundërshtojnë “politikën joefektive të sanksioneve”, shkruhet në një prej dokumenteve.

Një dokument tjetër nga Agjencia e Planifikimit Social përshkruan një operacion të quajtur ‘Nxitja e Konfliktit Ndërkombëtar’ i cili synon në mënyrë specifike Francën dhe Gjermaninë.

Operacioni synon të “përshkallëzojë tensionet e brendshme  për të avancuar interesat e Federatës Ruse”, si dhe “të ndikojë në konfliktet e jetës reale dhe të krijojë artificialisht situata konflikti” përmes artikujve të rremë, influencuesve dhe postimeve dhe komenteve të synuara në mediat sociale.

Dokumenti rus shton se qëllimi ishte “destabilizimi i situatës sociale” në Francë dhe Gjermani duke “përhapur narrativa të rreme”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!