FBI-ja ka kërkuar që atletët dhe vizitorët që shkojnë në Lojërat Olimpike Dimërore 2022 në Pekin duhet të lënë telefonat e tyre në shtëpi dhe të përdorin të përkohshëm në vend të tyre. Kjo kërkesë vjen pasi një paralajmërimi të gjerë se si aktivitetet kibernetike mund të prishin ngjarjet. FBI paralajmëroi atletët mbi sulmet kibernetike, vjedhjen e të dhënave dhe instalimin e “pajisjeve të gjurmimit” në pajisjet celulare.
“FBI u kërkoi të gjithë sportistëve që të mbajnë celularët e tyre personalë në shtëpi dhe të përdorin një telefon të përkohshëm gjatë kohës që janë në lojëra”. FBI tha se nuk ishte në dijeni të “ndonjë kërcënimi specifik” kundër Olimpiadës, por inkurajoi partnerët që “të qëndrojnë vigjilentë”. FBI shtoi se Komitetet Olimpike Kombëtare në disa vende perëndimore po këshillonin kundër përdorimit të telefonave celularë personalë.
Paralajmërimi vjen pas një paralajmërimi të ngjashëm nga grupi i sigurisë kibernetike Citizen Lab raporton “BBC”. Në fillim të këtij muaji, grupi i sigurisë kibernetike Citizen Lab kontrolloji aplikacionin zyrtar për Olimpiadën, të cilin njerëzit që marrin pjesë duhet ta shkarkojnë për qëllime të monitorimit të shëndetit Covid.
Në raport sugjerohej se aplikacioni:
- ishte i pasigurt kur bëhej fjalë për mbrojtjen e të dhënave personale.
- një e metë e kriptimit i mundësoi një pale të tretë qasjen në dokumente, audio dhe skedarë
- ai ishte subjekt i censurës bazuar në një listë fjalësh kyçe
- politika e tij e privatësisë nuk ishte e qartë se kush merrte dhe përpunonte të dhënat e ngarkuara në të
Kina hodhi poshtë shqetësimet. Lojërat zhvillohen nga 4 shkurti deri më 20 shkurt, me rreth 3,000 atletë që garojnë në 109 ngjarje të ndryshme. Lojërat Paraolimpike Dimërore zhvillohen nga data 4 mars deri më 13 mars.
Qeveria kineze po shpenzon 3.9 miliardë dollarë për Lojërat, të cilat zhvillohen brenda dhe rreth Pekinit. Grupet e të drejtave të njeriut u kanë bërë thirrje qeverive që të bojkotojnë Lojërat Olimpike, lidhur me trajtimin e njerëzve ujgurë në Kinë. Disa shtete, duke përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA-në dhe Kanadanë kanë thënë se nuk do të dërgojnë delegatë qeveritarë për të marrë pjesë në këtë ngjarje.
Presidenti Xi ka thënë se vendi “nuk do të kursejë asnjë përpjekje” për t’i bërë lojërat një sukses. / abcnews.al