FBI: Kërcënimet me bomba në qendrat e votimit në SHBA duket se vijnë nga Rusia

schedule22:08 - 5 Nëntor, 2024

schedule 22:08 - 5 Nëntor, 2024

SHBA- Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) tha të martën se pesë qendra votimi në disa shtete amerikane kanë qenë në shënjestër të kërcënimeve me bombë, dhe se shumica e kërcënimeve duket se vijnë nga domene ruse.

Së paku dy qendra votimi në shtetin e Georgias u evakuuan për shkak të kërcënimeve, thanë zyrtarët.

“FBI është në dijeni të kërcënimeve me bomba në qendrat e votimit në disa shtete, shumë prej të cilave duket se kanë origjinën nga domenet ruse të postës elektronike. Asnjë nga kërcënimet nuk është përcaktuar të jetë i besueshëm deri më tani”, thuhet në deklaratën e agjencisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!