FBI arreston një ish-pjestar të Marinës/Planifikoi sulm terrorist

schedule10:55 - 23 Dhjetor, 2017

schedule 10:55 - 23 Dhjetor, 2017

FBI ka arrestuar dhe akuzuar një ish-pjestarë të marinës amerikane për planifikimin e një sulmi terrorist për ISIS në San Françisko. Por plani I tij ishte ndaluar nga disa agjentë të infiltruar.

FBI ka arrestuar një person të dyshuar për planifikimin e një sulmi terrorist në San Françisko “në mbështetje të ISIS” gjatë ditëve të Krishtlindjeve. I dyshuari është Everitt Aaron Jameson, 26 vjeç, dhe akuzohet për furnizim me “mbështetje materiale për një organizatë terroriste të huaj” mes 24 tetorit dhe 20 dhjetorit. Gjithashtu ka shprehur dëshirën për të bërë çfarëdolloj gjëje për kauzën e ISIS. Lajmi është raportuar nga televizioni amerikan NBC, që citon burime pranë hetimeve.

Sipas agjentit special të FBI, Christopher McKinney, plani i atentatit është bllokuar falë një operacioni, në të cilin janë përfshirë edhe agjentë të infiltruar dhe informatorë konfidencialë. Jameson kishte marrë një trajnim bazë në trupën e Marinës në 2009, ku dhe ka marrë kualifikimin si “qitës i zgjedhur”. Por ai ishte liruar nga shërbimi për shkak të një mashtrimi në regjistrim, pasi nuk kishte deklaruar se vuante nga azma.

FBI thotë se ai kishte identifikuar një objektiv të mundshëm për një sulm “duke vënë në dukje se vendi më i mirë do të ishte një zonë shumë e madhe dhe e mbushur me njerëz” si p.sh “Moli 39 në San Françisko”. Data e zgjedhur për sulmin do të ishte mes 18 dhe 25 dhjetorit, sepse, sipas tij, “Krishtlindja është dita e përkryer për të kryer një sulm”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!