Faza e re e lehtësimit të masave, nga sot s’ka më orare për lëvizjen

schedule08:19 - 1 Qershor, 2020

schedule 08:19 - 1 Qershor, 2020

Nga kjo e hënë do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve në të gjithë territorin, pa kufizim.

Kjo javë do të shënojë një fazë të re të hapjes së vendit. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi edhe planin e masave lehtësuese duke filluar nga dita e sotme.

Prej kësaj të hëne, 1 qershor 2020, do të hapen kopshtet dhe çerdhet duke zbatuar protokollet e sigurisë së miratuar.

Po kështu do të hapen kufijtë tokësorë, duke hequr karantinimin dy javor, si një masë që po ndiqet edhe në vendet evropiane dhe vendet e rajonit. Nuk do të ketë më ndalim-kalimit të kufirit përtej çdo zone të kuqe.

Plazhi fillon sot për hotelet, ndërsa duhet pritur data 6 qershor që plazhet të jenë të hapura për të gjithë qytetarët. Ende nuk ka një datë për rifillimin e transportit publik, por kryeministri Rama ka deklaruar se po hartohet një plan për rifillimin e këtij aktiviteti.

Ndërkohë që Ministria e Shëndetësisë ka ripërsëritur apelin për zbatimin e të gjitha masave të sigurisë “situata e epidemisë të shkaktuar nga COVID-19 nuk ka përfunduar.”