Favoritet për EURO 2024/ Ish futbollisti: Spanja ekipi më i fortë, Gjeorgjia mund të bëjë diçka të bukur

schedule23:35 - 26 Qershor, 2024

schedule 23:35 - 26 Qershor, 2024

Ish futbollisti Bedri Omuri shikon Spanjën si ekipin më të fortë në kampionatin evropian të futbollit Bedri Omuri.

Në emisionin “Euro Kuqezi” në ABC News, Omuri u shpreh se Gjerogjia, surpriza e këtij evropiani, me grupin e futbollistëve që ka, mund të bëjë diçka të bukur.

Sipas tij, Zvicra do e eliminojë Italinë në raundin e 1/16-ave.

“Them se do të ketë një ekip surprizë. Normalisht, po. Me këtë grup që ka Gjeorgjia, mund të bëjë diçka të bukur. Austria, ishte shumë e lëvizshme. Rmuania, një ekip që luan shpejt dhe luan shumë fuqishëm. Spanja them se është ekipi më i fortë nga këto kryesoret. Holanda nuk ka grup. Të pësosh 3 gola, është diçka pak e shëmtuar. De Ligt nuk luan, ka diçka që nuk shkon. Mendoj se Zvicra do ta eliminojë Italinë”, theksoi ai./abcnews.al