Në mënyra dhe pozicione të ndryshme në tabelën e klasifikimit, por të gjithë favoritët siguruan kualifikimin në fazën tjetër të Europa League. Disa e bënë direkt, si Lazio, Manchester United, Totenhem apo Atletik Bilbao, që në fund të fazës së ligës morën një vend nderi mes tetë të parave në klasifikimim.
Me kualifikimin e sigurtë, skuadra laciale i ejoi vetes të humbiste 1-0 në transfertën kundër Braga. I ndryshëm diskutimi për pretendentët e tjerë, që arritën të mbyllnin me fitore xhiron e fundit në fazën e parë të Europa League. Manchester United kaloi 2-0 në fushën e Steaua Bukuresht, ndërsa Tottenhem mundi në Londër 3-0 Elfsborg.
Ndërkohë, skuadra të tjera të mëdha të futbollit në kontintentin e vjetër si Ajaks, Roma apo Porto mbeten në lojë, por duhet të luajnë në fazën e play-off. Sa i përket futbollistëve shqiptarë, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi jetuan shumë ndryshe mbrëmjen e fundit.
I pari luajti si gjithmonë titullar me Glasgoë Rangers, që fitoi 2-1 kundër Rojal Union, duke siguruar kualifikimin direkt në 1\8 e Europa League. Edhe Muçi ishte në formacion me Beshiktash, por skuadra turke u mund 1-0 në fushën e Tuente dhe u eliminua direkt nga kompeticioni./abcnews.al