I ftuar në studion e ABC Live gazetar sportiv Bledar Kuka në një bisedë më gazetaren Sibora Bitri u shpreh që ekziston një klasifikim apo renditje.
Sipas kësaj renditje ‘Brazili dhe Argjentina janë ndër favoritët kryesorë, po mediat thonë edhe për skuadrat europiane, se janë në kulmin e formës, dhe thuhet që Anglia, Franca, Spanja mund të jenë pretendentë të tjerë, por kjo vlen edhe për skuadrat e Amerikës Latine dhe për lojëtarët e tyre që luajnë në Europë’, tha Kuka.
Për gazetarin Kuka ‘është diçka e mirë që po flasim për Kupën e Botës, sepse deri tani është folur për të drejtat e njeriut, se deri tani futbolli ka qenë zhvilluar kryesisht në domenin europian apo atë të Amerikës Latine’.
Ndërkohë që sot priten të luajnë Senegali dhe Holanda, e cila mendohet si ndeshja më e fortë gjatë ditës së sotme, ndërsa nesër zbresin në fushë dhe Argjentina dhe Franca. Për gazetarin sportiv Kuka, gradualisht do të ngrohet kampionati botëror.