Fausto Leali “ndez” Vlorën/ Këngëtari italian koncert në Teatrin “Petro Marko”

schedule17:19 - 27 Janar, 2024

schedule 17:19 - 27 Janar, 2024

Një tjeter emër i madh i muzikës italiane ka ngjitur skenën e teatrit “Petro Marko” Vlorë. Fausto Leali solli këngët më të dashura të repertorit të tij për qindra artëdashës vlonjatë, që ndoqën performancën e tij.

“Eshtë hera e pare që vijnë Vlorë. Një qytet shumë i bukur, i mrekullueshëm. Publiku sot ka qenë fantastik. Kam mbetur i mrekulluar”.

Artisti shprehet i suprizuar nga atmosfera e krijuar, ndërsa thotë se do rikthehet serish nëVlorë, madje edhe për të jetuar.

“Natyrisht që do të kthehem, bashkë me gruan time. Nuk e di nëse do të vij thjesht për pushime apo të marr një apartament të vogël këtu në Vlorë. Koncerti ishte dicka fantastike. Dua t’i falenderoj të gjithë ata që bënë tëmundur këtë organizim”.

Kryebashkiaku Ermal Dredha theksoi se koncerte të tilla me artistë të mëdhenj ndikojnë pozitivisht për Vlorën.

“Ne jemi rritur me këta artistë, kjo i shërben Vlorës”.

Fausto Leali fituesi dhjetra çmimeve dhe në festivalet e Sanremo vjen në Vlorë pas shumë artistëve italianë që kanë performuar në Vlorë më herët./abcnews.al