“Ne kemi gabuar për sa i përket rasteve asimptomatike. Ajo që ne nuk dinim në fillim është se rreth 40-45% e rasteve në total janë asimptomatike, raporton RaiNews.
Sipas studimeve të fundit, mbi 50% e të infektuarve e kanë marrë virusin nga asimptomatikët. Për të studiuar edhe një herë rolin e asimptomatikëve, një nga ekspertët kryesorë i sëmundjeve infektive në botë, Anthony Fauci, tha: “Ne nuk mund të injorojmë rastet asimptomatike, sepse ata janë një element i rëndësishëm i pandemisë, transmeton abcnews.al
“Ndonjëherë ndodh të bësh një deklaratë bazuar në të dhënat që ke dhe një nga gjërat që kam mësuar gjatë këtyre viteve është që ju duhet të jeni mjaft modest dhe fleksibël. Ndërsa të dhënat evoluojnë, ndryshojnë gjithashtu edhe udhëzimet dhe rekomandimet, theksoi eksperti i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive.
“Një arritje e pashembullt për komunitetin shkencor, është përparimi i teknologjisë për zhvillimin e vaksinave dhe qasja e koordinuar strategjike në të gjithë qeverinë, industrinë dhe akademinë,” tha Fauci.
Fauci shtoi se, “Katër kandidatë për vaksina kundër Covid-19 i kanë përfunduar testet klinike të fazës 3 në Shtetet e Bashkuara, më shumë se tetë muaj pas shfaqjes së Covid-19.
“Italia duhet të tregojë shumë kujdes” ka deklaruar shkencëtari amerikan, duke konsideruar rritjen e rasteve në vendet e tjera europiane. Derisa normaliteti të rikthehet në Krishtlindjet e vitit 2021 sipas parashikimeve, ne do vazhdojmë të jemi në sfidë të hapur për të rihapur ekonominë, përfundoi Fauci. s.ba/abcnews.al