Faturimi elektronik i bizneseve, në zbatim nga Janari i vitit 2020

schedule11:45 - 5 Gusht, 2019

schedule 11:45 - 5 Gusht, 2019

Sistemi i faturimit elektronik për bizneset mund të vihet në jetë në janar të vitit 2020, ndërsa Konfindustria mendon se ky afat është i pamjaftueshëm për të garantuar sukses. Miratimi i këtij projekt-ligji, sipas Konfindustrisë pa i dhënë mundësi njohje paraprake dhe këshillimi me palët e interesuara është një shqetësim. Bizneset duhet të njohin paraprakisht kostot e plota financiare të blerjes, futjes dhe mirëmbajtjes, – procedurat e zgjidhjes ligjore të problematikave të zbatimit, – njohjen me tregun e ofruesve të shërbimit, – rolin e agjencive shtetërore për të shmangur çmimet e larta të shërbimit nga mundësia e gjendjeve monopol ose oligopol në treg./ABC News Albania 24/7
 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!