“Faturën e pagova unë”, Meloni sqaron opozitën për pagesën në restorantin e Beratit

schedule14:23 - 19 Gusht, 2023

schedule 14:23 - 19 Gusht, 2023

Pas episodit në Berat, ku katër turistë nga Italia u larguan nga restoranti pa paguar faturën, ka reaguar kryeministrja italiane Giorgia Meloni.

Në një postim në rrjetin social në Facebook, Meloni ka shprehur keqardhje për ngjarjen, teksa thekson se ajo do të përfaqësojë një vend që qytetarët respektojnë punën e të tjerëve.

“Me vjen turp, sepse Italia që dua të përfaqësoj nuk është një Komb qe e bën veten te flasë jashtë për këto gjera, qe nuk respekton punën e te tjerëve, qe mendon se është qesharake duke i bere këtë të tjerëve. Kështu vendosa t’i kërkoja ambasadorit të shkonte të bashkonte faturën, të cilën e pagova personalisht. Asgjë e madhe, në fakt as që raportova për këtë.”

Në një reagim zyrtar ambasada italiane njoftoi se me porosi të Melonit ishte paguar fatura e turistëve italianë. Por ky veprim nxiti reagimin e opozitës në Itali e cila hodhi akuza që ishin përdorur taksatë e qytetarëve.

 “Megjithatë kjo në Itali ka krijuar edhe polemika, nga një opozitë që me sa duket preferon një tjetër imazh të Italisë. Më vjen keq sepse shpresoja që të paktën të gjithë të bien dakord për diçka kaq të parëndësishme.”

Totali i faturës ishte 80 euro. Megjithate italianet edhe pas kesaj ngjarjeje do të jenë të mirëpritur sicc thote i njohuri Checho Zalone ne nje video gazmore qe po qarkullon ne rrjet, të gjejne lumturinë në Shqipëri.

Madje edhe vete aktori Zalone e ka gjetur atë duke pushuar pas Melonit këto ditë në Palasë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!