Fatura e shtrenjtë, studentët japonezë ankohen në polici

schedule20:04 - 22 Janar, 2018

schedule 20:04 - 22 Janar, 2018

Katër studentë japonezë janë ankuar në polici pasi hëngrën në një restorant në Venecia.

Arsyeja? Fatura e kripur prej 1,100 eurosh që duhej të paguanin për katër biftekë, një pjatë me peshk, ujë dhe shërbimin e kamarierëve.

Sipas BBC-së, tre femra të tjera, të cilat ishin me ta, zgjodhën të hanin në një restorant tjetër, por edhe ato përfunduan duke paguar 350 euro për tre pjata me makarona me fruta deti.

Kryebashkiaku i Venecias u shfaq i zemëruar për këtë situatë dhe shprehet se për këtë çështje do vendoset drejtësia.

Mediat nuk e zbuluan emrin e restorantit, por thanë që është në pronësinë e një kinezeje dhe menaxhohet nga një egjiptian./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!