Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fatura e madhe e fitores në Kupë, Neymar humbet Barcelonën

schedule16:58 - 11 Shkurt, 2021

schedule 16:58 - 11 Shkurt, 2021

Mbrëmjen e djeshme PSG arriti një kualifikim të vështirë në Kupë kundër Caen, por fatura e këtij triumfi qe më e madhe seç pritej.

Ylli i ekipit, Neymar Jr la fushën i dëmtuar në minutën e 60, për t’i lënë vendin Kilyan Mbappe. Pas vetëm 6 ditësh luhet dueli i fazës së 16-ave të Champions League dhe ajo, që të gjithë kishin frikë, ndodhi.

Neymar nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë më datë 16 ndaj Barcelonës, teksa rreziku është i madh edhe për prezencën e tij në ndeshjen e kthimit në Paris më 10 mars.

 

PSG doli me deklaratë sot dhe raportoi një tërheqje muskulore në kofshën e majtë të brazilianit, që sipas mjekëve të klubit do e lërë atë jashtë fushave për 4 javë, pra rreth 1 muaj. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!