Fatos Kongoli sjell detaje të librit “Kapitulli i Amerikës”

schedule08:44 - 7 Maj, 2020

schedule 08:44 - 7 Maj, 2020

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli në “ABC e mëngjesit” ka ndarë detaje nga libri i tij, “Kapitulli i Amerikës”. Shkrimtari gjatë intervistës tha për gazetarin Enkel Demi se librin e ka quajtur pothuajse roman sepse ka episode domethënëse që lidhen me jetën e tij.

“Doja të ishte një vazhdim i një kronike të papërfunduar”, u shpreh ai.

Më tej Kongoli tha:  Të shkruarit  doli për mua një sëmundje shumë më e egër. Njeriu që është mësuar të grindet me tryezën e punës nuk mund ti shmanget.

Ashtu siç e përshkruan edhe vetë shkrimtari në librin “Kapitulli i Amerikës” lëviz një galeri e tërë personazhesh publikë, me emër të përveçëm, që jeta e deshi të ishin pjesë e momenteve të rëndësishme që Kongoli përjetoi gjatë periudhës që përshkruan në libër. Mjeshtëria e tij letrare ndihet në çdo faqe të këtij libri.

“Kur më kanë pyetur se cili nga librat është më i rëndësishëm fillimisht nuk isha në gjendje të bëja në një përcaktim të tillë. Por para pak kohësh kam kuptuar se është “Kapitulli i Amerikës” sepse është më i vërtetë. Ideja më lindi si ngacmim që të bëja diçka për periudhën time në Amerikë. Pasi kalova dy operacione të vështira mu zgjua më shumë kjo ide dhe kur u bëra më mirë mu poq mendimi që ta bëja këtë”, u shpreh Kongoli.

Gjatë intervistës Kongoli tha se kritikat janë një sfidë që duhen pranuar. “Gjithmonë kam pasur një parim për rastet kur më thonë se më këtë libër nuk kam bërë diçka të mirë, nuk i pyes sepse fakti është domethënës ai e thotë copë. Kapitulli i Amerikës është një libër mirënjohjeje, kam ndjerë detyrimin për të shprehur mirënjohjen time ndaj atyre që ndikuan që unë të shkruaj këtë libër.

Ajo që nuk më ka pëlqyer si tipar i imi është mirësjellja e tepruar ndaj njerëzve dhe për këtë nuk kam çfarë të bëj edhe pse nga të tjerët shpesh është keqkuptuar, është marrë si dobësi në një mjedis të egër siç është mjedisi ynë”, tha më tej ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!