Propozimi për martesë për Fatma Methasanin nuk mund të vinte më bukur se kaq. Alfio Rrotani i ka propozuar për martesë moderatores në përvjetorin e 26-të. Çifti kishte organizuar një festë me familjarët dhe miqtë e tyre dhe momenti më i veçantë i mbrëmjes ka qenë propozimi për martesë nga Alfio.
Ky i fundit ka ndarë në rrjete sociale disa foto nga ky moment i veçantë, ku shkruan:”Ajo tha po.”
Alfio bëri gjithashtu dhe një dedikim të ëmbël në rrjete sociale, për ditëlindjen e saj ku shkruante: “Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr, derisa u dashurova me ty! Gëzofsh dhe 100 ditëlindje të lumtura dielli i shpirtit tonë!”.
Kujtojmë që dyshja u bënë prindër të një djali në janar të këtij viti, të cilin e pagëzuan me emrin Noah. Ata shpesh ndajnë foto me të voglin e tyre nga momentet më të bukura që po kalojn në këtë periudhë të lumtur. /abcnews.al