Mbrëmjen e sotme në programin “E ardhmja është vajzë” ishin protagoniste moderatorja e njohur Fatma Methasani dhe gazetarja Suada Daci. Vajzat, të cilat janë edhe mikesha shumë të mira, rrëfyen për autoren dhe moderatoren e programit të së mërkurës në mbrëmje në ABC, Ermira Çausholli, historitë e tyre të suksesit, por edhe vështirësitë e jetës, me të cilat emocionuan jo pak.
Shumë speciale ishte edhe rubrika e fundit e emisionit, “Djemtë e jetës time”, ku Fatma dhe Suada u surprizuan pikërisht nga çunat më të rëndësishëm në jetën e tyre. Për Fatmën tha disa fjalë dashurie partneri i saj, Alfi Rrotani, ndërsa moderatorja tregoi “mes gocash” se ky mesazh nga ana e tij ishte edhe si një kërkim falje pas një zënke të vogël që kishin pasur.
Nga ana tjetër për gazetaren u shfaqën në ekran kolegu dhe miku i saj i ngushtë, Alban Musa, i cili tregoi se si është të kesh në jetë një person si Suada, duke i shprehur të gjithë dashurinë që ka për të. Po ashtu një mesazh shumë të bukur për të kishte edhe djali i kushëririt të saj, që në fakt është i famshëm në Instagramin-in e Suadës, ku ajo shpesh ndan momentet speciale që kalojnë bashkë. /abcnews.al