Fatkeqësia që shoqëroi ndeshjen Inter-Napoli

schedule18:08 - 27 Dhjetor, 2018

schedule 18:08 - 27 Dhjetor, 2018

Ndeshja Inter-Napoli, një ndër ndeshjet më të bukura të kampionatit italian, nisi me një fatkeqësi. Përpara ndeshjes, një tifoz i Interit ndërroi jetë pasi u përplas nga një furgon gjatë një përleshje me tifozët e skuadrës kundërshtare.

35-vjeçari Daniele Belardinelli ishte me tifogrupin e Interit gjatë kohës që po shkonin në stadium raporton BBC. Tifozët e Napolit arritën 1 orë më parë në stadium me 10 minifurgonë, të cilët arritën të kalonin rrethimin e sigurisë së stadiumit.

Këtu nisi edhe përleshja me tifozërinë e Interit dhe nga përplasja mbeti i vdekur 35-vjeçari dhe u plagosën 4 tifozë të Napolit, një prej të cilëve ishte goditur me thikë. Policia italiane ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe shprehet se rrethanat e ngjarjes nuk janë ende plotësisht të qarta.

Viktima ishte pjesë e tifozëve “ultras” të Interit. Nuk ishte hera e parë që Daniele Belardinelli përleshej me tifozët kundërshtare. Ai ishte një emër i njohur për autoritetet, pasi ishte pezulluar për 6 vjet nga të gjitha ndeshjet e Interit për shkak të përplasjes me tifozeritë e tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!