Fatkeqësi për artin, ndahet nga jeta Muhamet Lika

schedule16:10 - 30 Maj, 2019

schedule 16:10 - 30 Maj, 2019

Ndahet papritur nga jeta, në moshën 64-vjeçare aktori i njohur, pjesë e parodistëve të Vlorës, Muhamet Lika.

Mësohet se aktori i madh i humorit, ose Meti siç e thërrisnin të gjithë miqtë, ishte tërhequr nga skena prej disa kohësh për shkak të problemeve me zemrën. Ai iu ishte nënshtruar disa ndërhyrjeve, por me sa duket artisti i madh nuk ia doli të fitonte. Aktori njihej si një nga parodistët e Vlorës që i kanë dhuruar publikut shqiptar parodi të pakrahasueshme.

Katër parodistët Mane Lumani, Afrim Agalliu, Agron Hamo dhe Muhamet Lika, kanë sjellë në skenë emocione të mëdha për gjithë publikun shqiptar.

Një mesazh ngushëllimi ka përcjellë edhe presidenti i republikës Ilir Meta për vdekjen e aktorit.

Mjeshtri i Madh i skenës, Muhamet Liko do të mbahet mend përherë për paroditë, skeçet, humorin karakteristik e rolet gazmore, nëpërmjet të cilave jo vetëm falte momente të pashlyera argëtimi, por njëkohësisht stigmatizonte me plot mençuri plagët sociale të shoqërisë shqiptare“, shkruan Presidenti Meta./abcnews.al