“Fatkeqësi kur në demokraci parlamenti nuk funksionon”, Soreca: SPAK ka arritur rezultate në hetimin e zyrtarëve të lartë

schedule11:52 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:52 - 9 Nëntor, 2023

I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca thotë se institucionet demokratike, të cilat janë funksionale, janë aspekt thelbësor i integrimit të Shqipërisë në union.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministren Belinda Balliku, Soreca u shpreh se është fatkeqësi kur në demokraci, parlamenti nuk funksionin, duke iur eferuare bllokimeve që opozita i ka bërë seancave plenare.

Në lidhje me punën e SPAK, Soreca nënvizoi se janë arritur rezultate konkrete në hetimin e zyrtarëve të lartë.

“Qartësisht për ne, institucionet funksionale demokratike janë një aspekt thelbësor i integrimit të Shqipërisë në BE. Në çdo demokraci, është fatkeqësi kur parlamenti nuk funksionon. Ne shpresojmë shumë që parlamenti mund të kthehet shpejt në funksionimin normal, dhe apeli ynë është që të gjitha partitë të përpiqen të punojnë drejt bashkëpunimit dhe drejt objektivit për ta arritur këtë.

SPAK ka arritur vitin e fundit, rezultate konktete në hetimin e disa rasteve të nivelit të lartë, dhe është e rëndësishme që të vijohet për të krjiuar një rrugë solide, për të luftuar kulturën e pandëshkueshmërisë kudo që ndodhet ajo, pa presione apo ndikime politike”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!