Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, Fatime Selimi ka rrëfyer si nëpërmjet prekjes ajo ndihmon gratë që të bëhen nëna.
Ajo është shprehur se këtë e ka të trashëguar nga vjehrra dhe nga gjyshja e bashkëshortit. Gjithashtu ajo tregoi edhe një rast të një vajzë, të cilës mjekët i kanë thënë se nuk do të mund të bënte fëmijë, por pasi është takuar me Fatime Selimin, ajo tashmë është shtatzënë.
“Një rast të fundit që kam pasur para dy ditësh, prej 10 vitesh nuk ka pasur fëmijë. Mjekët i kanë thënë që nuk ke për të pasur fëmijë. Ajo tashmë është shtatzënë. Në moshën 14-vjeçare jam martuar, në atë moshë ka qenë e ndaluar që të bëheshin kontrolle nga mjekë burra. Sot kam katër fëmijë, tre vajza dhe një djalë. Ndërsa emrin ma kanë lënë ‘engjëlli’ gjigand”, ka treguar ajo.
/abcnews.al/