Fati në telashe, sulmuesi operohet sërish në fshehtësi

schedule14:37 - 5 Shkurt, 2021

schedule 14:37 - 5 Shkurt, 2021

Ansu Fati po kalon një nga momentet më të komplikuara të karrierës së tij të shkurtër, por intensive si futbollist. Sulmuesi ka probleme serioze gjatë rikuperimit të dëmtimit të tij në gjurin e majtë, pasi nuk mund të përballojë ngarkesat e mëdha të stërvitjes dhe është i detyruar të ndalet.

 

BARCELONA, SPAIN – SEPTEMBER 27: Ansu Fati of FC Barcelona smiles during the La Liga Santander match between FC Barcelona and Villarreal CF at Camp Nou on September 27, 2020 in Barcelona, Spain. Football Stadiums around Europe remain empty due to the Coronavirus Pandemic as Government social distancing laws prohibit fans inside venues resulting in fixtures being played behind closed doors. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Kjo situatë e vështirë ka detyruar lojtarin dhe mjekët të heqin dorë nga gara me kohën për ta kthyer sa më shpejt në fushë dhe të përqendrohen në rikuperimin e plotë të tij, duke pasur parasysh moshën e re të tij.

TV3 sot njoftoi se Fati ka kryer një tjetër operacion në të njëjtin vend në fshehtësi të plotë nga i njëjti doktor, Ramon Cugat, me synimin për të zgjidhur një herë e mirë problemin në menisk.

Kujtojmë se Fati u operua më 9 nëntor për këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të majtë. Synimi ishte që lojtari të kthehej në fushë katër muaj më vonë. Sidoqoftë, afatet janë thyer, siç dëshmohet nga fakti që lojtarit iu desh të operohej përsëri në operacion dy muaj më vonë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!