“Fati i keq” djeg bastexhinjtë në Vlorë

schedule09:06 - 5 Dhjetor, 2021

schedule 09:06 - 5 Dhjetor, 2021

Mbrëmjen e kaluar policia ka zhvilluar një operacion në Vlorë duke goditur 3 raste të zhvillimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”. Tre persona janë arrestuar ndërsa janë sekuestruar dy kompjutera, një printer, një Ipad, tre dekodera, dhe katër telefona celularë.

Të arrestuarit janë Aldo Malaj,  Xhulio Ferati dhe Denis  Biraci. Lokalet ku u kryen kontrollohen ndodhen në lagjet “Pavarësia” dhe “24 Maji”.

Të arrestuarit i vendosnin bastet përmes telefonit. Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë edhe tre qytetarë që u kapën mat duke plotësuar skedinat; P.C. 62 vjeç, I.J. 50 vjeç dhe A.D. 27 vjeç, banues ne Vlorë./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!