Fati i Ervis Martinajt, flet Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku: Jemi duke punuar

schedule11:06 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:06 - 12 Tetor, 2022

Edhe pse kanë kaluar tre muaj që nga zhdukja e Ervis Martinajt, Drejtori i Policisë, Muhamet Rrumbullaku nuk e ka ende një përgjigje për fatin e “mbretit” të lojërave të fatit.

Rrumbullaku është e disata herë që gazetarët por edhe opinioni publik i kërkon një përgjigje se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinajn, është gjallë apo është rrëmbyer dhe më pas zhdukur. Por megjithatë drejtori i policisë u shpreh se nuk ka asgjë për të shtuar, ndërsa theksoi se po ushtrohen kontrolle dhe po ndiqet procesi i hetimit për fatin e Ervis Martinajt.

Lexo edhe: Çfarë dinë dhe nuk e thonë për Ervis Martinajn krerët e Policisë së Shtetit?

“Ne jemi duke punuar. Kemi struktura që po ndjekin rastin jemi në ecuri të procesit. Nuk kam asgjë më tepër për të deklaruar.” tha Rrumbullaku.

Që prej 9 Gushtit, Ervis Martinaj rezulton i zhdukur. Për herë të fundit Ervis Martinaj është parë në zonën e Durrësit, më pas në Zogun e Zi në Tiranë, ndërsa gjurmët e fundit të tij janë në zoënën e Shijakut ku edhe përflitet se është shitur nga një grup kriminal që operon në këtë zonë. Deri më tani në pranga për çështjen e Martinajt është arrestuar vetëm polici Jeton Lami i cili edhe pse duhet të arrestonte Ervis Martinajn, bënte të kundërtën duke e ruajtur atë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!