Fati distancohet nga ajo që ka deklaruar i ati

schedule18:51 - 29 Mars, 2023

schedule 18:51 - 29 Mars, 2023

Bori Fati ka fajësuar Barcelonën dhe Xavin, ku sipas tij Ansu nuk ka kohën e duhur për të luajtur te te Barcelona.

“Ansu nuk dëshiron të largohet nga Barcelona, ​​por unë dua ta shoh atë të ketë sukses. Jam shumë i zemëruar me klubin. Pas një muaji do të takohemi me Jorge Mendes, sigurisht. Më shqetëson që Ansu luan kaq pak. Po flasim për një lojtar që është një lojtar spanjoll dhe vjen nga La Masia. Ai meriton shumë më tepër se kaq”, tha fillimisht ai.

Ai shtoi: “Nuk e di pse Xavi nuk e përdor Ansu. Ai duhet të ketë arsyet e tij. Ansu nuk e urren atë, pasi ai ka qenë gjithmonë idhulli i tij. Por unë si baba jam shumë i inatosur”.

Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Ansu Fati ndan pozicionin e tij nga gjithçka që tha babai i tij dhe është shumë i inatosur me të. Në fakt, 20-vjeçari po mendon të publikojë një deklaratë ku do të përmendë se po distancohet nga babai i tij. /G.D abcnews.al/

Burimi: Sport FM

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!