Kryesocialisti Rama vijon turin e tij elektoral në qytetin verilindor të Kukësit. Në një takim me elektoratin e majtë, Rama tha se në 11 maj na duhet një fuqi e madhe të mos ngecim në kënetë kur të shkojmë në parlament. Më tej, Rama ironizoi duke thënë se do të ishte fatale të humbej treni i historisë për mustaqet e Kujtim Gjuzit.
“Negociatat me BE janë 1000 vetë nga ana jonë, shumica gra dhe vajza se burrat janë pakicë. Çdo ditë merren me të gjithë sektorët dhe janë mbi 2500 faqe me rregulla dhe ligje për të cilat ne do të biem dakort. Biem dakort atje dhe duhet t’i kthejmë në ligje dhe masa.
Një fuqi më e madhe na bën të mos ngecim në kënetë kur të shkojmë në parlament. Ne prandaj na duhet një fuqi e veçantë në 11 maj se do të ishte fatale se që për mustaqet e Kujtim Gjuzit të humbasim trenin e historisë. Gjëja madhështore në kënetë janë vetëm mustaqet e Kujtimit.”
/ abcnews.al

