“Fat i madh që iku, Inter i pandalshëm me Icardi-Lukaku-Lautaro!”

schedule08:20 - 15 Maj, 2020

schedule 08:20 - 15 Maj, 2020

Autobiografia e mbrojtësit të Juventusit, Giorgio Chiellini, vazhdon të bëjë bujë në Itali. “Unë, Giorgio”, ka krijuar shumë polemika pas historisë së publikuar për Felipe Melon dhe Mario Balotellin. Kësaj rradhe bëhet fjalë për rivalët e Interit, konkretisht për sulmin zikaltër.

Jam ndeshur me shumë sulmues të mirë, por kam shumë respekt për Mauro Icardin. Mund të them se ai është një nga më të mirët në zonën e rreptësisë. Mauro është një djalë i mirë dhe diçka ndodhi tek Interi, duke parë mënyrën se si ai u largua”, shkruan italiani në libër.

Ndoshta ai e rriti më shumë seç duhej presionin ndaj drejtuesve, por jam i bindur se nëse do të qëndronte, ai do të luante dhe për 15 vite të tjera me Interin. Do të shënonte edhe 200 gola të tjerë. Si një lojtar i Juventusit, jam me fat që ai u largua.

E imagjinoni dot Icardin së bashku me Lukakun dhe Lautaron në sulm? Nëse Marotta dhe Conte vendosën që Icardi të largohej, atëherë besoj se kanë patur arsyet e tyre. Por, argjentinasi është një nga numrat 9 më të mirë në botë”, lexohet në autobiografinë e kapitenit të Juventusit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!