Fat i keq për Fares, dëmtohet në stërvitje me Torinon dhe mund të mbyll sezonin

schedule16:20 - 18 Janar, 2022

schedule 16:20 - 18 Janar, 2022

Vetëm pak ditë më parë u zyrtarizua edhe afrimi i Mohamed Fares, te Torino.

Fati i keq e ka ndjekur lojtarin algjerian i cili në stërvitje me skuadrën torineze është dëmtuar.

Siç bën të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate, ku tregohet se lojtari është dëmtuar dhe pritet të operohet në gju. Një operacion që mund ta detyrojë lojtarin të mbyllë sezonin para kohe dhe të mos luajë asnjë minutë me skuadrën.

“Klubi i futbollit Torino njofton se futbollisti Mohamed Fares gjatë stërvitjes ka pësuar një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Nga analizat instrumentale të kryera rezultoi një dëmtim i ligamentit dhe i meniskut medial.

Lojtari do të kryejë së shpejti konsultën kirurgjikale ortopedike. Mohamedit i dhuron një përqafim të përzemërt i gjithë Klubit i Futbollit Torino, me shpresën për ta parë sërish protagonist në fushë”, thuhej në komunikatën e klubit.

/f.a/abcnews.al