Fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak

schedule10:27 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 10:27 - 6 Dhjetor, 2019

Për fasulet në përgjithësi e dimë se janë ushqime shumë të shëndetshme, por një lloj i veçantë është fasulja e kuqe.

Fasulet e kuqe qëndrojnë në majat e listës së ushqimeve më të pasura në antioksidues.

Fasulet e kuqe janë me përmbajtje të lartë fibrash, ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe në luftimin e sëmundjeve të zemrës, djegien e dhjamit dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak.

Gjithashtu, janë të pasura me proteina dhe hekur, duke u bërë zëvendësuese të mishit për vegjetarianët.

Duke qenë se fasulja e kuqe ka ngjashmëri me disa prej organeve të trupit të njeriut, ngjyra e kuqe është tregues i përqendrimit të lartë të antioksidantëve që luftojnë shumë sëmundje.

Fasulet e kuqe stabilizojnë sheqerin në gjak, pasi fibrat, magnezi dhe kaliumi kalojnë ndërmjet fasuleve të kuqe në gjak./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!