Fasonët, në qershor mbyllen pagesat për rimbursimin e TVSH-së

schedule14:15 - 27 Maj, 2019

schedule 14:15 - 27 Maj, 2019

Qeveria synon qe deri në fund të muajit qershor të përmbyllë të gjitha pagesat e rimbursimit të TVSH për disa kategori biznesi. Gjatë vizitës në një ndërmarrje fasone, ministrja e Financave dhe Ekonomise Anila Denaj tha se nga muaji korrik, pagesat do të kryhen në mënyrë periodike.

Kjo sipërmarrje fasonesh e cila ushtron aktivitetin ekonomik prej 20 vitesh ne Berat u përzgjodh nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për të garantuar disa kategori biznesesh se shumë shpejt do tu paguhet TVSH e prapambetur.

“Në këto 5 muaj ne kemi paguar 12 milionë dollarë më shumë se sa 5 muajt e vitit 2018 dhe besoj se deri në fund të qershorit do të kemi mbyllur të gjithë vonesat për fasonët, për grumbulluesit dhe eksportuesit, në një prioritet që i dhamë me pagesat e TVSH-së për secilën nga këto industri dhe për të gjithë bizneset të monitoruar dhe nga niveli qendror ministrisë”.

Ministrja e Financave deklaroi se synon normalizimin e pagesave të rimbursimeve të TVSH për këto kategori biznesi duke i bërë ato në mënyrë periodike duke nisur nga muaji korrik./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!