Fasonët kërkesë KQZ-së: Pezulloni inspektimet 4 muaj para zgjedhjeve

schedule11:25 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 11:25 - 20 Dhjetor, 2020

Kompanitë e fasonëve i kërkojnë Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të pezullohen të gjitha inspektimet dhe kontrollet nga organet inspektuese nga 4 deri në 5 muaj para zgjedhjeve.

Në një shkresë e cila mban datën e një dite më parë, ato thonë kjo kërkesë vjen si masë për të mos pasur ndikim në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.

Ne jemi Shoqata Pro-Eksport Albania, përfaqësuesja unike e 700 fabrikave të industrisë së veshjeve dhe këpucëve, industri që në vitin 2019 jepte mbi 40 përqind të eksporteve dhe punësonte mbi 70 mijë punonjës. Duke vlerësuar vlerën e shtuar që po jepni në drejtimin e një institucioni thelbësor si Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, një organ i përhershëm që përgatit, mbikqyr, drejton dhe verifikon të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe me referendumet dhe shpall rezultatet e tyre, mbështesim plotësisht draft rregulloren që u është shpërndarë për konsultim subjekteve politike.

Duke qenë grupimi më i madh, në përfaqësim, me impaktin ekonomik dhe social që ka, do të dëshironim që edhe ne të jepnim mendimin tonë mbi një pikë të rëndësishme e në mbështetje të draftit Tuaj:  Të pezullohen të gjitha inspektimet/kontrollet nga Organet Inspektuese (Tatimet,· Inspektoriati i punës, Doganat, Inspektoriati i mjedisit e të tjerë), për një afat kohor 4/5 muaj para zgjedhjeve dhe 4/5 mbas daljes së rezultateve të tij.

E gjitha kjo në frymën e mosndikimit paraprak ose retro te tij. Kjo e mbeshtetur edhe në eksperiencat e mëparshme të ndodhura siç ishte Ligji Nr. 39/2014 Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrollove dhe verifikimeve Tatimore për periudhën 1 Mars deri më 31 Gusht 2013. Me respekt dhe besim se kjo kërkesë do të merret parasysh nga Ju”, thuhet në kërkesën e tyre./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!