“Fashën mos e shtyni, por revokojeni,” Tabaku: ERE, institucion varësie i ministrisë së Energjisë

schedule11:23 - 20 Tetor, 2022

schedule 11:23 - 20 Tetor, 2022

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, nga foltorja e Kuvendit, e ka akuzuar ERE-n se është kthyer në një kthyer në një drejtori varësie e Ministrisë së Energjinë. Ndërsa kujtoi se ERE duhet të mbrojë interesin e qytetarëve, Tabaku kërkoi që Enti Rregullator i Energjisë të mos e shtyjë vendosjen e fashës 800këh për energjinë, por ta revokojë.

Deputetja e opozitës tregoi se ka qenë prezent në bordin e ERE dhe aty ka parë sesi asnjë prej anëtarëve të bordit, sipas saj, nuk mbrojti interesin e qytetarëve.

“ERE, drejtori varësie e ministrisë. Bordi i ERE-s,, të jetë i vetëdijshëm për rolin që ka. Të mbrojë konsumatorin, biznesin…Po me kompanitë e naftës ç’po bëhet. Mbi 250 milionë të ardhura shtesë kanë fituar.”

Po ashtu, Tabaku u shpreh se situata e çmimeve sot, nuk është tërësisht pasojë e krizës.

“Korrupsioni në kohë paqeje sot po u kalon qytetarëve duke u justifikuar me krizën,” u shpreh ajo. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!