Eksperti i zhvillimeve ndërkombëtare, Faruk Ajeti në një lidhje me Skype për “Abc-në e mëngjesit” foli për sfidat me të cilat do të përballen administrata e re amerikane si dhe për rolin e saj që do të ketë në çështjen e Kosovës me Serbinë. Ai tha se Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i ish-presidentit Trump për bisedimet Kosovë-Serbi do të zëvendësohet, por ende nuk ka një njoftim zyrtar se me kë.
“Marrëveshja e 4 Shtatorit të vitit të kaluar mbetet një pikë e nxehtë në politikën në Kosovë. Mbrëmë sekretari i ri i jashtëm Antony Blinken janë disa çështje që administrata Trump ka punuar mirë sikurse në raport me Kinën dhe Kosovën. Duartroket punën për normalizimin e raporteve të Kosovës me Izraelin dhe Serbinë.
Mendoj se nuk është ideja se çfarë kërkojnë amerikanët por dhe si të qasemi ne atyre, si të bashkëndajmë interesat dhe veprimet tona. Një Shqipëri dhe Kosovë e fortë janë vetëm në interes të SHBA-ve dhe një model i mirëqeverisjes, shtetit ligjor dhe të së drejtës janë dhurata më e mirë që mund t’ja bëjmë së pari vetes dhe aleatit tonë strategjik.
Mendoj se administrata e Biden do të jenë administrata e fundit amerikane e cila edhe emocionalisht është e lidhur me Ballkanin dhe shqiptarët ngaqë një numër i madh politikanësh amerikanë janë marrë me shqiptarët po zvogëlohet. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar por Grenell do të zëvendësohet me dikë tjetër, se a do ta marrë përsipër ministri i jashtëm nuk dihet.“, u shpreh ai. /abcnews.al